Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, në Prishtinë.
E nga intervenimi i shpejtw i zjarrfikwsve wshtë lokalizuar zjarri që shpërtheu nga gjeneratori në objektin e ish-Gërmisë pranë Ministrisë së Infrastrukturës.
Policia e konfirmon se deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se zjarri tashmë është lokalizuar.
“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e një avarie në gjeneratorin e ministrisë.
Fillimisht të pranishëm dhe në përpjekje për të shuar flakët kanë qenë disa punonjës të ministrisë.
Ndërkaq për pak minuta kanë arritur edhe zjarrfikësit e Kosovës, të cilët kanë intervenuar dhe kanë shuar zjarrin.
KosovaNews ju sjell foto dhe video nga intervenimet e zjarrfikësve. Për më shumë klikoni linkun më poshtë:


