KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Çlirimi nuk është krim” — Haskuka reagon ashpër për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Politikë

“Çlirimi nuk është krim” — Haskuka reagon ashpër për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 10:07 -13/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka reaguar ashpër ndaj kërkesës së prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke e cilësuar atë si një akt politik dhe jo si përpjekje për vendosjen e drejtësisë.

Në një reagim publik, Haskuka thekson se kjo qasje synon “ta përmbysë rendin e së vërtetës”, duke rikujtuar se shteti i Serbisë nën regjimin Milloshoviçit, ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa UÇK-ja ka luftuar për të mbrojtur popullin nga planet dhe veprimet gjenocidale.

Sipas tij, gjykata që po trajton këto raste nuk ka ardhur si rezultat i një nevoje të brendshme për drejtësi, por si produkt i një projekti ndërkombëtar të ndërtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike.

Ai thekson se në këtë proces kanë pasur rol aktiv Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre.

Haskuka rikujton se e ka kundërshtuar këtë proces që nga fillimi, duke vlerësuar se drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e ndërtuar mbi shtrembërimin e historisë. “Një drejtësi e tillë nuk i shëron plagët, por i thellon ato”, thekson ai.

Në fund të reagimit, Haskuka nënvizon qëndrimin e qartë të Lëvizjes Vetëvendosje se çlirimi nuk është krim dhe rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale.

Ai thekson se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që, siç shprehet ai, i shërbejnë narrativës së agresorit, duke theksuar se drejtësia e vërtetë fillon vetëm atëherë kur emërtohet saktë pushteti i dhunës gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri.

Reagimi i plotë:

Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës.

Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion.
…
…
Kjo gjykatë nuk erdhi nga një nevojë e brendshme për drejtësi, por nga një projekt ndërkombëtar i ndërtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike, ku Rusia, Serbia dhe aleatët e saj kanë pasur rol aktiv. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar këtë proces që nga fillimi e madje edhe para fillimit, sepse drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e ndërtuar mbi shtrembërimin e historisë. Një drejtësi e tillë nuk shëron plagë, por i thellon ato.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron e qartë dhe pa ekuivoke: çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit. Drejtësia e vërtetë fillon aty ku emërtohet saktë pushteti i dhunës gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim është vetëm një formë tjetër e padrejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 13/02/2026 13/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?