KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE përgëzon Qeverinë Kurti, paralajmëron takim të liderëve për dialog
Politikë

BE përgëzon Qeverinë Kurti, paralajmëron takim të liderëve për dialog

Kosova News
Kosova News 09:10 -12/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka përshëndetur formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka vlerësuar se “pas më shumë se një viti bllokim politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”.

Duke uruar kryeministrin Albin Kurti, Kallas ka porositur se qeveria e re tani duhet të përparojë me shpejtësi në procesin e reformave, në mënyrë që të zhbllokohet, sipas saj, mbështetja e BE-së me vlerë prej qindra milionë eurosh, si dhe për të pasur përparim në rrugën drejt BE-së.

Kallas ka paralajmëruar se tani është momenti që të avancohet edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë rrafsh, ajo paralajmëroi mbajtjen “së shpejti” të një takimi të liderëve në kuadër të dialogut.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur lajmet e mira nga Prishtina dhe ka uruar kryeministrin Kurti.

- Reklamë -

“Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, ka porositur Kos përmes rrjeteve sociale. Ajo ka konfirmuar se së shpejti do të vizitojë Prishtinën

Ndryshe, që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit 2024, Kosova është i vetmi vend që Kos nuk e ka vizituar, ndonëse e ka shtetin në portofolin e saj. Shpjegimi zyrtar ka qenë vazhdimisht se vizita do të zhvillohet kur të ketë një qeveri funksionale në vend.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Kosova News 12/02/2026 12/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?