KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti si mandatar për kryeministër: Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm
Politikë

Kurti si mandatar për kryeministër: Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm

Kosova News
Kosova News 21:42 -11/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si mandatar për kryeministër, nga foltorja e Kuvendit foli e quajti të padrejtë kërkesën e ZPS-së për dënimin prej 45 vjetësh për ish-krerët e UÇK-së, ku theksoi se në Kosovë krimet kundër njerëzimit dhe popullatës civile shqiptare  kryen nga regjimi i Jugosllavisë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se barazimi mes drejtuesve të UÇK-së me regjimin gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe shtrembërim faktik dhe historik.

“Më lejoni që t’iu përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së X dhe për funksionet dhe përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju faleminderit të gjithëve për përkushtimin që tregoni ndaj shtetit tonë të përbashkët. Këto dy seanca po i mbajmë në pasditen e mbrëmjes së sotme sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e Prokurorisë për dënimin prej 45 vjetësh burgim për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krimet kundër njerëzimit, është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë drejtoj është i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, dhe ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm, është shtrembërim faktik dhe historik, për familjet e viktimave është i padurueshëm përveçse i papranueshëm”, tha Kurti.

Fjalën e tij Kurti e vazhdoi duke treguar se çfarë bëri për pesë vjet.

“Këto gati 5 vitet e fundit, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar. Projektojmë se këtë vit bruto produkti vendor do të arrijë 12 miliardë euro. Rritjen ekonomike nuk e kemi mbajtur në shtet, por e kemi shpërndarë në shoqëri”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 11/02/2026 11/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?