Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqjen e Albin Kurtit bëjnë homazhe e vendosin lule te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në 19-vjetorin e rënies së tyre dhe protestës së 10 shkurtit të 2007-ës.
Nga aty lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti ka treguar se si u organizuan me 10 shkurt 2007 për të kundërshtuar pakon e Martti Ahtisaarit.
“10 shkurti i vitit 2007-të është një kujtim i gjallë i cili vlon në mendjet dhe trupat tanë. Më 10 shkurt para 19 vjetëve u mblodhëm në rrugën ‘Perandori Justinian’, aty ku LVV e kishte selinë e saj në qytezën Pejton. Nga rruga ‘Perandori Justinian’ vazhduam për rrugën ‘Garibaldi’ për të mbërritur te sheshi Skënderbe, por mu këtu marshin tonë e ndaloi policia e UNMIK-ut, pra në rrugën ‘Nënë Tereza’. Ishim mijëra demonstrues dhe bashkë me ne në ballë ishte edhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, i cili atëbotë ishte 71 vjeç. Në atë protestë ne po kundërshtonim pakon e emisarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaarit, si një kompromis që shënonte padrejtësi për popullin tonë dhe të drejtat tona. Edhe vet Ahtisaari ka thënë që propozimi i tij është kompromis dhe ne ishim të bindur që ishte kompromis tepër i madh sepse kishte aq shumë koncesione përbrenda. Por gjashtë prej tyre ishin kryesore; së pari, në atë pako Kosova detyrohej të instalonte një decentralizim mbi baza etnike, ne konsideronim që kemi nevojë për decentralizim pas sovranitetit dhe njëkohësisht ky decentralizim duhet të jetë financiar e funksional por jo etnik. Tjetra parashihej një koncesion tjetër, ekstraterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse, që madje mbikëqyrëshin serbe në 45 zona të veçanta. Ne ishim për bashkëpunim dhe bashkëveprim ndërfetar dhe jo për ndarje e përçarje. E donim Kosovën republikë demokratike e parlamentare ku vullneti i shumicës dominon por jo duke shkelur të drejtat e pakicave. Mirëpo kundërshtonim të gjitha privilegjet e mundshme që e dëmtojnë, e ndalojnë e gjymtojnë vullnetin e shumicës dhe kritikonim ulëset e rezervuara që shënonin një asimetri të brendshme në Republikën Demokratike duke e cenuar atë”, tha ai.
Kurti nga aty tha se edhe vet UNMIK-u ka pranuar fajin për vrasjen e Arben Xheladinti e Mon Balajt, por pavarësihs t kësaj konkretisht thotë se nuk është kërkuar edhe as nuk u zbatua drejtësi ndaj tyre.
“Këto ishin koncesionet e mëdha që ne i kundërshtonim me trupat tanë në mënyrë paqësore. Por këtu ku jemi tani, u bllokua marshi ynë dhe menjëherë filloi gazi lotsjellës që bëri të vështirë të njohim nëjri tjetrin e lëre më të shohim pak më tej kush ku është. Dhe vetëm 8 sekonda pas hedhjes së gazitlotjslles policia e UNMIK-ut filloi që me plumba gome të skaduar prej 11 vjetësh të qëllojë mbi trupat e demonstruesve kryesiht në kokat dhe gjokset e tyre. 232 plumba, 11 vjet skandence, 8 sekonda pas gazit lotsjellës, atëherë pak çka dukej mirë. E vranë Arben Xheladinin e Mon Balaj, u lënduan e plagosën rëndë e lehtë 84 protestues, në mesin e të cilëve më së rëndi ishin Hysni Hyseni, Dodaj i Prizrenit i cili ka vdekur më 29 janar 2020 nga një sëmundje akute, e të cilit në atë protestë i ishte verbuar syri nga plumbi i UNMIK-ut. Zenel Zeneli që është në mesin toën dhe sot e asaj dite ka dy plumba, dhe njërin pranë zemrës dhe Mustafa nag Lubizhda e Prizrenit i cili ka një shtojcë plastike në kafkën e tij për shkak e ka qëlluar në kokë plumbi i policëve të UNMIK-ut”, tha Kurti.


