Një 43-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një objekt në rrugën Ferizaj–Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Sipas informacioneve fillestare, viktima mashkull, 43 vjeç, nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.
Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


