Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar fotografi të shkrepura në vitin 1991, vit ky i cili kosovarët kishin organizuar referendum për shpalljen e Pavarësisë së vendit nga okupatori serb, transmeton KosovaNews.
Në fotografinë e parë, të publikuar nga Geci, vërehen
Osman Geci (daja ‘Osë’ i vrarë duke luftuar me nipat Adem e Hamëz Jasharit më 5 mars 1998) bashkë me Shefqet Geci, Fejzë Geci dhe Rrahim Geci.

Në fotografinë e dytë, shihen pamje nga Kulla e Llaushës, objekt ky i cili ishte vendvotim ku komisioner është Nezir Vojvoda, babai i Selman Vojvodës i vrarë në demonstratat gjithë popullore në Mitrovicë në shkurt të vitit 1990.

Në fotografinë e e tretë, duke hyrë brenda vendvotimit, sihen Sefer Rreci, Rushit Rreci, Abedin Rreci, Rrustem Geci etj. /KosovaNews/



