Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, është takuar me kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina.
“Kënaqësi ta takoj kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar shkurt Osmani në rrjetet sociale.


