KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së
Politikë

Dorëzohen gjashtë ankesa në Gjykatë Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-së

Kosova News
Kosova News 16:13 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti, ende nuk e kanë sjell rezultatin final, e që është formimi i Qeverisë.

Për shkak të dyshimeve për manipulim gjatë numërimit të votave për kandidatët për deputetë, u shtye edhe shpallja e këtyre rezultateve që u bë më 31 janar, por certifikimi i rezultateve nuk është bërë ende.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, partitë politike apo kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin drejtë të dorëzonin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Nga gjashtë ankesa që janë dorëzuar aty, PZAP më 3 shkurt i ka publikuar vendimet duke e miratuar vetëm ankesën e Listës Serbe.

Kjo ankesë kishte ardhur pasi KQZ nuk e kishte shpallur rezultatin e Listës Serbe, e për këtë PZAP mori vendim ta aprovonte.

Pasi PZAP i ka refuzuar pesë ankesa, ata që i kanë parashtruar ato, kanë vazhduar rrugën juridike.

Në momentin e hapjes së afatit për t’i dorëzuar ankesat në Gjykatë Supreme, aty janë dorëzuar gjashtë sosh.

Këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net nga Gjykata Supreme.

“Janë dorëzuar:

1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, ngaKoalicioni PAI-PDAK-LPB

1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS)

1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren

2  ankesa administrative, kundër vendimve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, kanë thënë nga Gjykata Supreme për lajmi.net.

Ata gjithashtu kanë thënë se afati për t’i vendosur këto ankesa nga Gjykata Supreme është pesë ditë.

Pasi Gjykata Supreme do të marr vendime për to, rruga i hapet certifikimit të rezultateve e më pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në atë seancë pritet të betohen deputetët e rinj, të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku VV ka siguruar 57 deputetë i duhen vetëm edhe katër vota të minoriteteve për të votuar për kryetarin e Kuvendit, gjë që nuk po shihet e vështirë për t’u bërë.

Sfiduese po shihet përsëri emërimi i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si antikushtetues emërimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar. Nga kjo Gjykatë kanë thënë se nënkryetari nga komuniteti serb duhet t’i takoj grupit parlamentar me më shumë deputetë.

Më 4 mars është data e fundit kur duhet të jetë i konstituuar Kuvendi, të jetë e formuar Qeveria e Kosovës dhe të jetë i/e zgjedhur Presidenti/ja i/e re e Kosovës. Nëse me 5 mars nuk është zgjedhur Presidenti i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Kosova News 05/02/2026 05/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?