KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli sqarohet për importin e rrymës, për kërkesën për rritje të çmimit të energjisë thotë të pritet raporti i ZRRE-së
Ekonomi

Rizvanolli sqarohet për importin e rrymës, për kërkesën për rritje të çmimit të energjisë thotë të pritet raporti i ZRRE-së

Kosova News
Kosova News 15:08 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është përuruar masat e eficiencës së energjisë në Shkollën e Ekonomisë “Isa Boletini” në Podujevë, ku pjesë, përveç ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Aty Kurti u pyet për kërkesën e KESCO që të rritet çmimin e energjisë elektrike për 21.3 për qind, por përgjigjen në vend të tij dha Rizvanolli duke thënë se fillimisht duhet të pritet raporti i ZRRE-së e më pastaj të jepen komentet.

“Sa i përket kërkesës dhe vendimit eventual ose sa i  përket çmimit të tarifave të energjisë elektrike, ne do të shohim raportin konsultativ kur ZRRE ta publikojë, në këtë fazë nuk mund të themi asgjë. ZRRE vlerëson këto shpenzime që llogaritet, që ata konsiderojnë që janë arsyeshme, dhe ne si çdo vit do të analizojmë dhe do të japim komentet tona sa i përket kësaj”, tha Rizvanolli.

Po aty, ajo u ndal edhe të importi i rrymës, pa cka nuk anashkalon që importi i energjisë elektrike do të ndodhë edhe vitin e ardhshëm, duke nënvizuar edhe që sipas saj investimet që po bëhen në KEK, gjë për të cilën ripërsëritet nga paraqitjet e kaluara se kjo nuk ka ndodhur që 40 vjet.

“Së pari duhet theksuar se lajmi që është publikuar ka të bëjë me kërkesën e furnizuesit dhe operatorëve të tjerë. Nuk ka ende një vendim. Ndërsa, duhet të pasur parasysh disa zhvillime që janë objektive në sektorin e energjisë, që do të mund të kenë pasoja në këtë aspekt. Ju, siç e kemi theksuar dhe jeni të informuar, në KEK vitin e kaluar kanë filluar modernizimi dhe rehabilitimi që nuk janë bërë për 40 vite, që nga fillimi i punës së TC Kosova B dhe 60 vite në TC Kosova A.

Kjo do të thotë që për këto vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshëm, ne do të kalojmë një periudhë sfiduese, sepse blloqet duhet të ndalen për një kohë, për disa muaj, në mënyrë që investimet të realizohen. Kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë ne, për ne dhe gjeneratat e ardhshme, fatkeqësisht nuk është bërë më herët. Është investimi më i madh që po bëhet dhe më serioz që po bëhet në KEK. Megjithëse në KEK janë investuar rreth 1 miliard euro, kështu së paku thonë shifrat zyrtare deri në vitin 2020, nuk ka pasur asnjëherë rritje të kapaciteteve, të eficiencës dhe nuk ka pasur rritje të jetëgjatësisë. Investimet që po bëhen tash i përmirësojnë të gjitha këto aspekte. Tash po investojmë që jetëgjatësia e termocentraleve tona të rritet për 20 vjet, që ndotja të ulet ndjeshëm përmes vendosjes së filtrave për okside të azotit dhe pluhur. Dhe gjithashtu kapaciteti do të rritet së paku për 35 megavat në secilin bllok në termocentralin Kosova B”, tha ajo.

Rizvanolli iu është përgjigjur kritikave në lidhje me importin e energjisë, për të cilat tentoi të jap edhe arsyetime, ndonëse po vazhdonte të përgjigjej në pyetjen që i ishte drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Përveç kësaj, siguria do të rritet ndjeshëm. Këto rënie të blloqeve që i kemi ndodhin sepse s’ka pasur investime për 40 vitet e fundit. Siguria e sistemit elektroenergjetik duhet të rritet dukshëm, duke qenë që termocentralet do të jenë në dispozicion 85 për qind të kohësh përgjatë vitit dhe nuk do të kemi ndalje të paparashikuara në masën që i kemi. Kjo mund të ketë ndikim, dhe kjo është një arsye pse vjet është dashtë importojmë më shumë, që është një gjë që përflitet shumë. Pra, ka arsye objektive pse importi është rritur gjatë vitit të kaluar. Pse importi pritet të jetë i lartë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Por kjo gjë duhet ndarë prej një faktori tjetër që ka të bëjë me mënyrën si blihet energjia, si transportohet energjia, me procedura e të tjera të cilat ZRRE i mbikëqyr dhe duhet t’i mbikëqyr dhe ne kemi kërkuar që të mbikëqyren me shumë vigjilencë dhe aty ku ka hapësirë për hetime duhet të bëhen dhe duhet të jenë komplet transparente. Mirëpo nëse duam të kemi një diskutim të hapur për politikat energjetike, për planet dhe atë së çfarë po ndodh ne duhet t’i dallojmë këta faktor dhe të flasim në mënyrë të sinqertë për këtë”, shtoi ajo

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Kosova News 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?