KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandali Epstein, Hilary dhe Bill Clinton do të dëshmojnë në Kongres
Botë

Skandali Epstein, Hilary dhe Bill Clinton do të dëshmojnë në Kongres

Kosova News
Kosova News 16:12 -03/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit lidhur me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein. Vendimi merret disa ditë përpara një votimi të planifikuar në dhomën e përfaqësuesve për të mbajtur përgjegjës çiftin Clinton për shkak të refuzimit për t’u paraqitur para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve pas një përplasjeje që ka zgjatur disa muaj.

Bill Clinton kishte njohje me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar se kishte dijeni për krimet e tij seksuale dhe thotë se i ndërpreu kontaktet me të rreth dy dekada më parë.

Nuk është ende e qartë se kur do të zhvillohen dëshmitë, por kjo do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që nga viti 1983, kur e bëri këtë Gerald Ford. Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, postoi në platformën X duke konfirmuar se çifti do të paraqitet para komitetit.

“Ata negociuan me mirëbesim,” shkroi Ureña në një postim drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës. “Ju jo. Ata ju thanë nën betim atë që dinë, por ju nuk ju intereson. Megjithatë, ish-Presidenti dhe ish-Sekretarja e Shtetit do të jenë aty. Ata presin me padurim të vendosin një precedent që vlen për të gjithë.”

Të dy Clintons thonë se më parë i kanë dhënë komitetit deklarata nën betim dhe se tashmë kanë ofruar “informacionin e kufizuar” që kishin mbi Epstein. Çifti i kishte hedhur poshtë thirrjet ligjore si “asgjë më shumë sesa një manovër për të turpëruar rivalët politikë, siç ka urdhëruar Presidenti Trump”.

Bill Clinton nuk është akuzuar kurrë për shkelje ngatë mbijetuarit e abuzimeve të Epstein dhe ka mohuar se kishte dijeni për krimet e tij seksuale. Regjistrat e avionit privat të Epstein tregojnë se Clinton kreu katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003. Ish-presidenti shfaqet gjithashtu në pronën e financierit të ndjerë në disa fotografi, ndër të cilat një duke notuar në një pishinë, ndërsa një tjetër e tregon të shtrirë në shpinë me duart pas kokës, në atë që duket të jetë një vaskë me ujë të nxehtë. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 03/02/2026 03/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?