KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i vrasjes së argjentinases në Fushë-Kosovë- Prokuroria shfaq fotografi nga dhoma e hotelit, Endrit Nika mohon përplasjen fizike
Siguri

Rasti i vrasjes së argjentinases në Fushë-Kosovë- Prokuroria shfaq fotografi nga dhoma e hotelit, Endrit Nika mohon përplasjen fizike

Kosova News
Kosova News 16:07 -03/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë, prokuroria ka paraqitur fotografi nga dhoma e hotelit ku kishin qëndruar, duke theksuar se nga pamjet shihej një ambient i çrregulluar, me sende të zhvendosura dhe elemente të thyera.

Prokurori Armend Hamiti, duke iu referuar fotove, tha se dhoma shfaqej me njolla dhe dëmtime, ndërsa e pyeti të akuzuarin se si kishin ndodhur thyerjet dhe zhvendosjet e objekteve, duke e sfiduar versionin e tij të ngjarjes.

“Shihet qartë se dhoma është e çrregulluar me gjëra të zhvendosura edhe elemente të thyera. Duke parë këto pamje, qysh kanë ndodhur ato thyerje, ato zhvendosje në dhomë. Qysh kanë ndodhur këto, në momentin kur ia ke kapur duart apo?”, pyeti prokurori.

Nika u përgjigj:

- Reklamë -

“Kanë ndodhur kur ka fjetur ose më parë, sepse ne kemi qenë në hotel dhe nuk e kemi rregulluar. Ato thyerje që shihen aty të gjësendeve nga ana ime nuk kanë ndodhur”.

Në vijim të seancës, Hamiti e pyeti edhe për një patikë që shihej në fotografi, ndërsa Nika deklaroi:

“E Maria Klarës”.

I pyetur nëse një xham statsi mund të bie pa forcë, i akuzuari u përgjigj: “As me veprim as pa veprim nuk guxon me ra”.Më herët gjatë marrjes në pyetje, prokurori kishte kërkuar sqarime për raportet mes të akuzuarit dhe viktimës para ngjarjes. Ai e pyeti nëse kishte pasur xhelozi apo mosmarrëveshje gjatë ahengut para dasmës apo në veturë.“Keni shkuar në aheng para dasmës. A ka pasur edhe gjatë këtij ahengu apo ka pasur edhe në veturë?”, pyeti Hamiti.

Nika u përgjigj: “Unë e kam diktuar vetëm në kerr kur është kthyer në hotel, se tërë kohën nuk kam pasur kohë të merrem me të”.

Prokurori e pyeti edhe nëse kjo xhelozi ishte shfaqur më herët në Zvicër, ndërsa i akuzuari tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

“Sipas jush, a ka qenë vetëm tension verbal apo edhe dhunë fizike?”, pyeti Hamiti.

Nika u përgjigj: “Shumica verbale, deri në veprimin tim me der aty”.Në vazhdim, Hamiti e pyeti nëse kishte tentuar ta qetësonte viktimën gjatë përplasjes.

“Aty jam munduar që fillimisht ta qetësoj me fjalë dhe, kur ka filluar që të më qëllojë me duar, e kam afruar afër vetes dhe e kam ulur në tokë, jemi ulur të dy në tokë. Jemi ulur para krevatit të dhomës”, tha ai.

I pyetur nëse kishte pasur dhunë fizike mes tyre, Nika deklaroi:

“Në ato momente jo, pastaj kur jemi ngritur që të dy që ishim ulur aty, ja nisi me goditur me duar. Ia kam kthyer shpinën edhe kam prit deri sa të ndalet”.Ai shtoi se ishte nisur drejt derës për t’u larguar nga hoteli.

“Masi e diktova që u ndal, fillova me ecë ka dera dhe i thash po shkoj në Gllanasell. Nuk e kam parë dhe nuk e di a ka folur diçka. Në atë moment me atë mendim u nisa”, tha ai.Prokurori e pyeti edhe për momentin kur kishte dëgjuar një krismë.“Taman kam mbërritur te dera, kam dëgjuar krismën. Sa kam arritur te dera e banjos”, deklaroi Nika.I pyetur nëse në dhomë kishte qenë ndokush tjetër, ai u përgjigj: “Veç na dy”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me viktimën, me dashje për ta privuar nga jeta, kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë.Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Prokuroria vazhdon të mbrojë qëndrimin se Endrit Nika e ka hedhur viktimën nga kati i gjashtë i hotelit, duke e cilësuar rastin si vrasje të kryer me dashje.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Kosova News 03/02/2026 03/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?