KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Westerlund: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës të bëhet në kuadër të dialogut
Politikë

Westerlund: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës të bëhet në kuadër të dialogut

Kosova News
Kosova News 19:57 -02/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka kërkuar që integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës të bëhet në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

Ai në diskutimin që u mbajt për këtë temë në Qendrën Mediale të hënën, tha se ligji i Kosovës duhet të jetë i zbatueshëm në 38 komunat në vend, mirëpo shtoi se integrimi në sistemin e Kosovës duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Ne besojmë se ligji i Kosovës duhet të jetë i zbatueshëm në 38 komunat. Dua të them që integrimi duhet të ndodhë në fund në këto çështje. Unë kam dëgjuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili thotë se mjekët serbë dhe profesorët kanë marrë licencat tona dhe kjo është një shenjë e mirë dhe shpresoj që qeveria në detyrë do të vazhdojë t’i shqyrtojë këto çështje. Të gjithë qytetarët duhet t’i marrin shërbimet e arsimit dhe shëndetësisë në përputhje me kërkesat e komuniteteve lokale. Mendoj se çështja me rëndësi është se nuk do të kemi pengesa kur kemi të bëjmë me shëndetin dhe arsimin… Kjo duhet të bëhet me dialog. Ne duhet të bisedojmë me komunitetet lokale dhe kjo duhet të bisedohet me përfaqësuesin special të BE-së. Ne konsiderojmë se kjo duhet të bëhet në kuadër të atij dialogu”, tha ai.

Integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës e konsideroi të pashmangshme edhe nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

- Reklamë -

Mirëpo ai shtoi se duhet të gjenden modalitetet për të ndodhur në praktikë një gjë e tillë dhe të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Disa herë kam insistuar për fillimin e përgatitjes për këtë që e quajta më herët të pashmangshme nëse ndodh kjo. Kjo përmes gjetjes së modaliteteve të llojeve të ndryshme që do të ishin të përshtatshme për sistemin në këtë rast kosovar. Këtë fakt dua ta kujtoj se në secilën marrëveshje theksohej se marrëveshja do të jetë e harmonizuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tash çfarëdo ngjarjeje që ndodh më vonë do të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë ka mbajtur një takim me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku i ka paraqitur synimet për fillimin e integrimit gradual të sistemit shëndetësor dhe arsimor serb në Kosovë, duke kërkuar koordinim me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Kosova News 02/02/2026 02/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?