KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KESCO kërkon shtrenjtim të rrymës, fajëson rritjen e pagës minimale
Ekonomi

KESCO kërkon shtrenjtim të rrymës, fajëson rritjen e pagës minimale

Kosova News
Kosova News 15:38 -01/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) e ka përfshirë rritjen e pagës minimale në Kosovë si një nga arsyet që, sipas saj, ndikojnë në kërkesën për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 21.4 për qind për vitin 2026.

Në aplikimin e dorëzuar pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), kompania argumenton se, përveç blerjes dhe furnizimit me energji, ka edhe një varg detyrimesh operative që lidhen me shërbimet ndaj konsumatorëve. Këto përfshijnë faturimin, shërbimin ndaj klientëve, përmbushjen e obligimeve ligjore dhe respektimin e standardeve të furnizimit, transmeton lajmi.net.

Sipas dokumenteve, vendimi i Qeverisë për rritjen graduale të pagës minimale – fillimisht në 425 euro nga janari 2026 dhe më pas në 500 euro nga korriku i po atij viti – pritet të rrisë shpenzimet operative të Furnizuesit me Shërbim Universal. KESCO thekson se ky vendim është i detyrueshëm dhe jashtë ndikimit të kompanisë, por sjell kosto shtesë përmes shërbimeve që ofrohen nga kompani të treta.

Në veçanti përmenden sektorë si sigurimi fizik i objekteve, pastrimi, mirëmbajtja dhe shërbimet teknike mbështetëse, të cilat konsiderohen thelbësore për funksionimin e përditshëm të furnizuesit.

Vendimi për rritjen e pagës minimale ishte miratuar nga Qeveria në fund të tetorit, me paralajmërimin se do të zbatohej në dy faza gjatë vitit 2026.

Ndërkohë, konsumatorët në Kosovë janë përballur me disa rritje të çmimit të energjisë në vitet e fundit. Vetëm në vitin 2023 tarifat u ngritën për mbi 15 për qind, ndërsa një tjetër rritje u aplikua edhe në vitin 2025. Kërkesa e fundit e KESCO-s pritet të shqyrtohet nga ZRRE në kuadër të procesit të rregullt tarifor./lajmi.net

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Kosova News 01/02/2026 01/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?