KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri
Politikë

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Kosova News
Kosova News 20:41 -31/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se partia e tij është e përkushtuar për të gjetur një konsensus mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai shtoi se është i gatshëm të dialogojë me të gjithë aktorët politikë për të arritur një marrëveshje të gjerë që garanton unitet dhe stabilitet.

“Jo, nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulen partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës,” tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se qëllimi i LDK-së është të sigurohet që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar.

“Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës,” shtoi ai.

Abdixhiku gjithashtu theksoi rëndësinë e shumicës parlamentare për këtë proces: “Kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si diçka të gabueshme. Është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsensus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë”./lajmi.net

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 31/01/2026 31/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?