Qendra kosovare për studime gjinore përmes një postimi ka bërë të ditur se është zhvilluar pjesa e parë e Forumit Rinor për Barazi Gjinore në partneritet me UNDP Kosovo, njofton KosovaNews.
“60 pjesëmarrës të rinj dhe #ChangeMakers të ardhshëm mësuan, diskutuan dhe sugjeruan zgjidhje për të promovuar barazinë gjinore në Kosovë. Panelistë të ndryshëm nga arsimi, shoqëria civile, qeveria dhe sektori ekonomik u bashkuan për të diskutuar mbi progresin që është bërë dhe mënyrat se si sektorët mund të bashkëpunojnë për të forcuar Barazinë Gjinore brenda fuqisë punëtore” thuhet në postim.


