Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka vendosur themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me qëllim të koordinimit dhe organizimit të aktiviteteve zyrtare për këtë përvjetor.
Po ashtu, është miratuar autorizimi i pagesës në vlerë prej 154 mijë euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që ka për qëllim rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Vendimet janë marrë në kuadër të ushtrimit të kompetencave të Qeverisë në detyrë.


