KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas katër orë bisedimesh mes amerikanëve dhe rusëve, Putin ‘vetëm’ një gjë e dëshiron nga Ukraina
Botë

Pas katër orë bisedimesh mes amerikanëve dhe rusëve, Putin ‘vetëm’ një gjë e dëshiron nga Ukraina

Kosova News
Kosova News 08:46 -23/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka thënë negociatorëve amerikanë se një “zgjidhje afatgjatë” për përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë nuk mund të arrihet pa u zgjidhur më parë çështjet territoriale, sipas një zyrtari të Kremlinit.

“Gjëja kryesore është se gjatë këtyre negociatave mes Presidentit tonë dhe amerikanëve, u theksua edhe një herë se pa zgjidhjen e çështjes territoriale sipas formulës së rënë dakord në Anchorage, nuk duhet pritur arritja e një zgjidhjeje afatgjatë”, u tha gazetarëve të premten ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.

Bisedimet e përfunduara së fundmi mes Putinit dhe të dërguarit special të Donald Trumpit, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushnerit në Moskë, zgjatën rreth katër orë dhe u përshkruan nga Ushakov si “jashtëzakonisht thelbësore, konstruktive dhe, do të thosha, jashtëzakonisht të sinqerta dhe konfidenciale”.

Disa orë para se të fluturonte për në Moskë, Witkoff tha se negociatat për të arritur një marrëveshje paqeje ishin “reduktuar në një çështje të vetme”, shkruan cnn.

“Mendoj se kemi mbetur te një çështje e vetme dhe kemi diskutuar variante të ndryshme të asaj çështjeje, që do të thotë se ajo është e zgjidhshme”, tha ai, duke folur në një aktivitet në Davos.

Një zyrtar evropian më pas i konfirmoi CNN-it se çështja e mbetur, së cilës iu referua Witkoff, ishte territori.

Gjatë takimit në Moskë me Witkoff dhe Kushner, Putin theksoi se Rusia është “sinqerisht e interesuar për zgjidhjen e krizës ukrainase përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, tha Ushakov.

Por derisa kjo të ndodhë, Rusia do të vazhdojë ta “ndjekë” pushtimin e saj “në fushëbetejë, ku Forcat e Armatosura Ruse kanë iniciativën strategjike”, shtoi Ushakov.

Presidenti amerikan, Donald Trump e kishte pritur Putinin vitin e kaluar në një samit shumë të reklamuar në Anchorage, Alaska, i cili përfundoi pa ndonjë përparim konkret dhe me pak detaje mbi atë që ishte diskutuar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 23/01/2026 23/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?