KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare
Politikë

Basha: Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare

Kosova News
Kosova News 13:03 -21/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lule mbi varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij kanë vendosur edhe kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga deputetët e Vetëvendosjes, Alternativës dhe Listës “Guxo”, e nga ku tha se ai ishte nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, dhe i cili ka meritë të jashtëzakonshme për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Basha nën shoqërim edhe të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla u shpreh se Rugova nuk lejoi që të zhvillohet qëllimi i regjimit fashist serb të Sllobodan Millosheviqit që populli i Kosovës të jetë i paarsimuar.

“Për të nderuar një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Historik Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme, duke filluar me marrjen dhe udhëheqjen e popullit tonë në kohëra dhe rrethana shumë të vështira. Po flasim për kohën kur ushtrohej dhunë dhe terror ndaj popullit tonë, kur qytetarët po dëboheshin nga puna dhe nga institucionet arsimore. Ishim një popull që po dhunohej, një popull i papunë dhe që synohej nga Serbia, nga regjimi fashist i Millosheviqit, të mbetemi të paarsimuar. Si një njeri i letrave, ai e kuptoi shpejt dhe ndërmori hapa të parakohshëm dhe të menjëhershëm për instalimin e një sistemi arsimor paralel, që mendoj se ishte një arritje e jashtëzakonshme, meqenëse ai e kuptoi shpejt se arma dhe shpresa e vetme asokohe ishte të mos mbetemi të paarsimuar. Ky sistem u mirëmbajt për 10 vite me radhë, falë edhe kuadrove arsimore që asokohe rrezikuan, sakrifikuan dhe punuan thuajse edhe pa paga”, tha ndër tjerash Basha.

Basha merita të jashtëzakonshme i jep Rugovës edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe vënien në pah  të terrorit dhe dhunës që Serbia po ushtronte mbi popullin e pafajshëm të Kosovës.

“Meritë e jashtëzakonshme i takon Presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh që asokohe pak kush dinte se ku ndodhet Kosova, dhe ai arriti të depërtojë në qendra kryesore botërore, duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare dhe duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar”, nënvizoi Basha.

Basha thekson se Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikes së vendit tonë.

“Presidenti Rugova gjithashtu ka rol të rëndësishëm në procese të ndryshme, përfshirë atë të Rambujesë dhe në themelimin e institucioneve të pasluftës. Prandaj, Presidenti Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës dhe të vendit tonë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë ne sot”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 21/01/2026 21/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?