KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nga Davosi i Zvicrës komenton fitoren plebishitare: populli i Kosovës, refuzoi të kthehet në epokën e korrupsionit
Politikë

Kurti nga Davosi i Zvicrës komenton fitoren plebishitare: populli i Kosovës, refuzoi të kthehet në epokën e korrupsionit

Kosova News
Kosova News 17:56 -20/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, akuzoi partitë opozitare se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tyre, vendi shkoi dy herë në zgjedhje vitin e kaluar. Derisa ka theksuar se populli i Kosovës, refuzon të kthehet “në epokën e korrupsionit”.

Krahas kësaj, ai akuzoi opozitën sa i përket zgjedhjeve të reja, duke nënvizuar se mungesa e bashkëpunimit nga ana e tyre i solli zgjedhjet e reja dhe rezultatin e mirë për të, ku mori mbi 51 për qind të votave.

“Së pari, nuk shkuam në zgjedhje të reja pse donim. Ky nuk ishte qëllimi ynë, por ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Ne fituam në shkurt 42.3 për qind, por nuk ishte e mjaftueshme. Provuam gjithçka. Provuam të takoheshim me një apo dy parti politike opozitare. Njëra nga to nuk donte të takoheshim, njëra nga to e dëshironte pozitën e kryeparlamentarit me vetëm tre deputetë. Pastaj, nuk e pranuan emrin tonë të propozuar për kryeparlamentar, megjithëse e zëvendësuam atë emër dhjetëra herë; opozita sërish iu tha ‘jo’ të gjithëve. Pastaj, unë e zëvendësova emrin tim me zëvendësin tim në parti, Glauk Konjufca, i cili ishte kryeparlamentar dhe do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i radhës. Prapë thanë jo. Kështu që, përgjatë vitit 2025, ishte e qartë për njerëzit se nuk kishim një qeveri jo pse nuk fituam zgjedhjet, por sepse askush nuk donte të bashkëpunonte me ne. Kështu që, mendoj se nëse do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin mua. Unë nuk doja zgjedhje të reja, por nëse zgjedhjet e reja ishin aty, më mirë të isha gati. Kështu që kishte pasoja nga mosbashkëpunimi i opozitës, jo nga një entuziazëm i imi për zgjedhje të reja”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës e ka trashëguar një situatë me korrupsion endemik, andaj sipas tij, populli i Kosovës refuzon që të kthehet në të ardhmen në atë gjendje.

Ai theksoi se askush brenda kabinetit qeveritar të tij s’e ka as imagjinatën më të vogël të përfshirjes në çfarëdo shkalle të korrupsionit.

“Ne e kemi trashëguar një situatë kur korrupsioni ka qenë endemik. Ka rezistencë dhe qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Pra, shpresa jonë janë njerëzit; që ata do ta njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që e hasin. Askush, absolutisht askush brenda kabinetit të ministrave s’e ka as imagjinatën më të vogël të përfshirjes në çfarëdo shkalle të korrupsionit, prandaj duhet të udhëheqim me shembuj”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar 51.11 për qind të votave.

Gjithashtu lexoni:

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Kosova News 20/01/2026 20/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?