Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen.
Ai tha se kontribuuesi i destabilitetit në rajon përmes Serbisë është Federata Ruse.
“Nga katër fqinj që kemi si Republika e Kosovës, tre na njohin. Vetëm Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se do ta bëjë së shpejti. Edhe pse mendoj se e kuptojnë më mirë se kurrë që jemi shtet tjetër. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që duhet të ndodhë është që të shuhet ëndrra e tyre për kthim. Po ashtu, kontribuuesi i saj është Perandoria Ruse, apo ajo që është tash Federata Ruse. Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj, por është e pamundur që të mos kesh fqinj”, tha ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen.


