KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti mori pjesë në Akademinë “Flaka e Janarit”, kushtuar Masakrës së Reçakut
Politikë

Kryeministri Kurti mori pjesë në Akademinë “Flaka e Janarit”, kushtuar Masakrës së Reçakut

Kosova News
Kosova News 20:54 -17/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve në Dubovik të Deçanit me rastin e përvjetorit të 44-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe vizitës te shtëpia e familjes së Kadri Zekës, mori pjesë në Akademinë e “Flakës së Janarit”, e cila i kushtohet Masakrës së Recakut, që u mbajt në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Me këtë rast kryeministri theksoi se “Flaka e Janarit” fillimisht nisi si shënim i 10 vjetorit të vrasjes së tre veprimtarëve politikë dhe patriotëve të paepur Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar 1982 në Gjermani, nga shërbimi sekret jugosllav. Rreth këtij festivali, u përbashkua kujtimi edhe për rënien e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, të vrarë nga policia jugosllave më 11 janar 1984 në Prishtinë.

Më tej kryeministri vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së traditës, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe ndërtimin mbi themele të forta të atyre mureve prej të cilave lartësohet ngrehina jonë shoqërore, gjegjësisht shtëpia jonë, Republika e Kosovës.

“Edhe vetë thyerjet e traditës, janë pjesë e saj, sikur në vitin 1999, kur në edicionin e tetë të “Flakës së Janarit”, programi i këtij festivali u pat shkurtuar për shkak se më 15 janar 1999, forcat policore serbe kryen një masakër në fshatin Reçak të Shtimes, duke i vrarë 45 civilë të pambrojtur e të paarmatosur. 27 vite më vonë, akademia përkujtimore e “Flakës së Janarit”, i kushtohet Masakrës së Reçakut, përkujtimit dhe nderimit të viktimave dhe dëshmorëve, të rënë atje, në luftën e drejtë të popullit tonë për çlirimin e Kosovës nga Serbia armike, okupatore dhe shtypëse.”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit, e pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë.

“Mes kujtimesh plot respekt për të rënët, me mirënjohjen më të thellë për të gjallët dhe trashëgimtarët, e duke besuar që rrugëtimi ynë i përbashkët që nga nderimi i të kaluarës na shpie në ndërtimin e së ardhmes, më lejoni të shpreh konsideratat e mia më të larta si Kryeministër i Republikës së Kosovës, për vuajtjet, dhimbjet, humbjet tuaja dhe tonat, si sakrifica për lirinë në të cilën po e kujtojmë, zhvillojmë dhe përparojmë vendin tonë të përbashkët sot.”, përfundoi fjalën e tij kryeministri.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuara familje të heronjve, Zeka, Gërvalla, Malaj, Berisha e Shemsiu,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe martirëve të kombit,

Të nderuar bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të heronjve të luftës për liri,

Të nderuar invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

I nderuari kryetar i Gjilanit, z. Alban Hyseni,

Të nderuar kolegë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës,

Të nderuar të mbijetuar dhe familjarë të viktimave të Masakrës së Reçakut

Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës,

Zonja dhe zotërinj,

Në rrugën e pafund të quajtur histori, në atë udhë të popujve që synojnë zhvillimin e qytetërimit të tyre dhe përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë, ndërtimi i themeleve të forta dhe ruajtja e traditave të normuara është një parakusht kyç. Ja, ta zëmë, kush e ka menduar në janarin e vitit 1992, kur për herë të parë u organizua “Flaka e Janarit”, që ky festival kulturor e kombëtar, do t’i mbijetojë kaq gjatë kohës duke u kthyer në një organizim tradicional, i cili na ka bashkuar edhe ne sonte këtu në Gjilan, 34 vite më pas.

“Flaka e Janarit” fillimisht nisi si shënim i 10 vjetorit të vrasjes së tre veprimtarëve politikë dhe patriotëve të paepur Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar 1982 në Gjermani, nga shërbimi sekret jugosllav. Rreth këtij festivali, u përbashkua kujtimi edhe për rënien e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, të vrarë nga policia jugosllave më 11 janar 1984 në Prishtinë.

Një javë më parë i kujtuam mes nderimesh Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën, kurse sot po vijmë në këtë tubim e akademi nga shtëpia e familjes së Kadri Zekës ku ishim bashkë me kryetarin Hyseni, teksa paradite ishim në Dubovik të Deçanit, te kulla muze e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, bashkë me znj. Donika Gërvalla, të bijën e Jusuf Gërvallës, aktualisht edhe ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Këto rrugëtime tonat, këto vizita dhe takime, këto vende dhe këta njerëz, këto data dhe ngjarje të lidhura nga e kaluara, janë pikërisht ajo për të cilën dua ta vë theksin sonte. E kam fjalën për rëndësinë e ruajtjes së traditës, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe ndërtimin mbi themele të forta të atyre mureve prej të cilave lartësohet ngrehina jonë shoqërore, gjegjësisht shtëpia jonë e quajtur Republikë e Kosovës. Sepse pikërisht nën kulmin e kësaj shtëpie të përbashkët, gjejnë strehë të gjithë njerëzit e atdheut tonë dhe miqtë tanë, bashkë me rrëfimet e treguara mes nesh nga kujtesa jonë kolektive. E pikërisht prej tyre, përbëhet dija dhe vetëdija jonë e përbashkët kulturore, politike dhe historike, brenda së cilës ne jetojmë si qenie politike dhe njerëzore, ku realizohemi si individë dhe si komunitet.

Edhe vetë thyerjet e traditës, janë pjesë e saj, sikur në vitin 1999, kur në edicionin e tetë të “Flakës së Janarit”, programi i këtij festivali u pat shkurtuar për shkak se më 15 janar 1999, forcat policore serbe kryen një masakër në fshatin Reçak të Shtimes, duke i vrarë 45 civilë të pambrojtur e të paarmatosur. 27 vite më vonë, akademia përkujtimore e “Flakës së Janarit”, i kushtohet Masakrës së Reçakut, përkujtimit dhe nderimit të viktimave dhe dëshmorëve, të rënë atje, në luftën e drejtë të popullit tonë për çlirimin e Kosovës nga Serbia armike, okupatore dhe shtypëse.

Njerëzit tanë të vrarë e të rënë gjatë të kaluarës, historitë e angazhimit dhe fatit të tyre, janë nyje rreth të cilave rrotullohen dhe lidhen rrugëtimet tona të kujtesës dhe të kontributit për brezat pasues. I kujtojmë dhe i nderojmë të rënët, duke i mbajtur pranë njeri-tjetrin ne të gjallët. Andaj për këtë rast duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit.

Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor ndoshta edhe arrest kardiak është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj.

Po ishte pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker ajo që më 1999, ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë. Kurse në kohën tonë, na takon ne ta gjurmojmë dhe ta studiojmë këtë masakër, në kontekstin politik e gjeopolitik, në kronologjinë e historisë më të re, duke i denoncuar urdhëdhënësit dhe ekzekutuesit e saj para drejtësisë dhe duke e lënë të rrëfyer dhe të shkruar historinë e Masakrës së Reçakut për të gjithë brezat dhe njerëzimin.

Dhe më në fund Prokuroria Speciale e Kosovës, në dhjetor të vitit 2025, pra në muajin e kaluar, ngriti një aktakuzë për 21 persona lidhur me këtë masakër.

Mes kujtimesh plot respekt për të rënët, me mirënjohjen më të thellë për të gjallët dhe trashëgimtarët, e duke besuar që rrugëtimi ynë i përbashkët që nga nderimi i të kaluarës na shpie në ndërtimin e së ardhmes, më lejoni të shpreh konsideratat e mia më të larta si Kryeministër i Republikës së Kosovës, për vuajtjet, dhimbjet, humbjet tuaja dhe tonat, si sakrifica për lirinë në të cilën po e kujtojmë, zhvillojmë dhe përparojmë vendin tonë të përbashkët sot.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të kombit.

Ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe vëmendjen

Gjithashtu lexoni:

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 17/01/2026 17/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?