KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MKRS: Zgjedhja e Bekë Berishës në krye të KB “Sigal Prishtina” duhet të respektojë ligjin për konflikt interesi
Politikë

MKRS: Zgjedhja e Bekë Berishës në krye të KB “Sigal Prishtina” duhet të respektojë ligjin për konflikt interesi

Kosova News
Kosova News 16:37 -15/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është njoftuar për zgjedhjen e z. Bekë Berisha në pozitë udhëheqëse në KB “Sigal Prishtina” gjatë Kuvendit të klubit më 14 janar 2026.

Duke qenë se Berisha është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, MKRS rikujton detyrimet ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit, sipas Ligjit Nr. 06/L-011. Ky ligj ndalon që zyrtarët e lartë të jenë menaxherë ose anëtarë të organeve drejtuese të personave juridikë privatë fitimprurës, duke lejuar vetëm pjesëmarrjen në organe të OJQ-ve nga fusha e sportit. Çdo situatë e konfliktit të interesit duhet të zgjidhet brenda 30 ditësh nga marrja e detyrës.

MKRS kërkon që Berisha, pas betimit në legjislaturën e re, të ndërmarrë masat e nevojshme për të shmangur çdo konflikt të interesit. Ministria do të monitorojë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, për të siguruar integritetin dhe standardet e qeverisjes së mirë në sport.

Po ashtu, MKRS do të kërkojë nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të sigurojë zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore dhe të parandalojë implikime politike në menaxhimin e organizatave sportive, duke garantuar integritetin ligjor dhe funksionimin e rregullt të KB “Sigal Prishtina”.

Njoftimi i Plotë:

Njoftim për publikun

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është njoftuar për zhvillimet lidhur me zgjedhjen e z. Bekë Berisha në pozitë udhëheqëse në KB “Sigal Prishtina” në Kuvendin e klubit të mbajtur më 14 janar 2026.

Duke marrë parasysh se z. Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, MKRS rikujton detyrimin e të gjitha palëve të përcaktimeve të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që parasheh që zyrtari i lartë, mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo menaxher/ përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L – 011) dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L – 011 ), si dhe obligimin që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet e të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës (neni 8 i Ligjit Nr.06/L – 011).

Në këtë kontekst, MKRS kërkon nga të gjitha palët që të kujdesen për zbatimin e ligjit konkretisht që z. Berisha, pas betimit dhe marrjes së detyrës në legjislaturën e re, t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt të interesit, në përputhje me ligjin në fuqi. MKRS do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.

MKRS përmes kanaleve të komunikimit zyrtar, do të kërkojë nga Federata e Basketbollit që, duke u bazuar në ligjin për sport dhe aktet nënligjore që rregullojnë qartë parimet e organizimit dhe të funksionimit të federatave dhe organizatave sportive, të sigurojë se në rastin e zgjedhjes se organeve drejtuese te KB “Sigal Prishtina”, janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet që ndërlidhen me papajtueshmërinë e implikimeve ndër të tjera politike në menaxhimin e organizatave sportive si dhe të ruajtjes e garantimit të integritetit ligjor sportiv sipas normave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, si kushte e kritere të detyrueshme për lejimin e ushtrimit zyrtar të veprimtarisë së sportit të basketbollit apo mirëmbajtjes së këtyre parimeve e rregullave, për qëllimin e njëjtë.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 15/01/2026 15/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?