KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njohësit e sigurisë: Armatimi i ushtrisë, një hap drejt anëtarësimit në NATO
Siguri

Njohësit e sigurisë: Armatimi i ushtrisë, një hap drejt anëtarësimit në NATO

Kosova News
Kosova News 20:56 -14/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon t`i rrisë kapacitetet ushtarake, me dërgesën më të fundit të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia. Nga ekspertë të sigurisë, ky zhvillim shihet si kontribut në stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se priten edhe blerje të tjera strategjike, veçanërisht në mbrojtjen ajrore, për t`i përmbushur objektivat e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit të kaluar është furnizuar me automjete të blinduara e me dronë pa pilotë, ndërkohë që përgjatë këtij viti pritet të forcohet edhe me sisteme raketore të shteteve të fuqishme.

E fundit që u vendos në depot e armatimit të FSK-së ishte dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia.

Ky zhvillim shihet si rritje e fleksibilitetit operacional dhe kapaciteteve të sigurisë së Ushtrisë së Republikës. Nga këndvështrimi i njohësve të sigurisë, armatosja e FSK-së nuk përbën kërcënim siç pretendon Serbia, përkundrazi hap rrugën e zhvillimit të ushtrisë dhe kontributit në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Armatimi i Forcës së Sigurisë lidhet me fazën e tranzicionit të saj dhe përpjekjet e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike të NATO-s.

” Ajo po shkon konfrom planit zhvillimor në fazen e tret dhe e ka tejkaluar kuptimin e e dinamikës edhe të ngritjes se kapaciteteve edhe te investimeve ne armatim trajnime e infrastrukturë diametralisht është e kundërta me tendencat e Serbisë per te krijuar pasigurisë përmes kërcënimeve hibride ndaj Kosovës. FSK ka tendenca që pas fazës së tranzicionit”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

“Po plotësojnë kapacitete e sigurisë për veprim të plotë deri në viti 2028 ku është edhe qëllimi i RKS dhe Forcës që të anëtarësohet në NATO dhe të përfundojnë problemet në aspektin e sigurisë përRKS një herë e përgjithmonë …”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Përveç armatimit aktual që Forca e Kosovës ka blerë, ministri Ejup Maqedoni ka bërë të ditur se priten edhe blerje të tjera në veçanti të mbrojtjes ajrore, e gjithë kjo nga vendet anëtare të NATO-s.

“Tanimë kemi kaluar në një stad tjetër me blerje që do të jenë kryesisht strategjike ku përfshihet mbrojtja ajrore”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se ky zhvillim i Ushtrisë pasqyron përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në NATO dhe për t`i përmbushur standardet e sigurisë së kësaj Aleance./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 14/01/2026 14/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?