KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Teherani:I gatshëm për luftë, por i hapur për bisedime
Botë

Teherani:I gatshëm për luftë, por i hapur për bisedime

Kosova News
Kosova News 22:44 -12/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, se po shqyrton mundësitë e ndërhyrjes në Iran, Teherani zyrtar ka deklaruar se është i gatshëm për luftë, por gjithashtu mbetet i hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrtarëve iranianë, në rast të një ndërhyrjeje ushtarake, Irani mund të shënjestrojë bazat dhe interesat amerikane në rajon, si dhe Izraelin. Megjithatë, autoritetet iraniane pohojnë se të gjitha kanalet e komunikimit me SHBA-në janë ende të hapura. Nga ana e tij, Presidenti Trump ka thënë se ekziston mundësia e një takimi me përfaqësues iranianë për të diskutuar zhvillimet, por nuk është përcaktuar qartë qëllimi apo data e një takimi të tillë.

Ndërkohë, situata brenda Iranit mbetet kritike. Protestat antiqeveritare vazhdojnë në të gjitha provincat e vendit, ndërsa raportohen të dhëna për një numër gjithnjë e më të madh viktimash. Sipas organizatave monitoruese, deri tani janë vrarë rreth 560 civilë nga forcat e rendit, ndërsa më shumë se 10,500 persona janë arrestuar. Numri i të arrestuarve besohet të jetë më i madh, pasi informacionet nga shumë zona të vendit janë të kufizuara.

Autoritetet iraniane kanë bllokuar për disa ditë internetin dhe po kufizojnë apo ndërpresin sinjalet telefonike, në një përpjekje për të penguar organizimin e protestave. Grupet për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se regjimi mund të kryejë ekzekutime të protestuesve të arrestuar për të frikësuar pjesën tjetër të popullsisë. Javën e kaluar, autoritetet iraniane shpallën organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestave si terroristë, duke hapur rrugë ligjore për shqiptimin e dënimit me vdekje ndaj tyre.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 12/01/2026 12/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?