Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Kaçanik kanë arrestuar mëngjesin e sotëm një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, arrestimi është realizuar rreth orës 06:00, në rrugën “Faruk Dogani” në Kaçanik. I dyshuari, B.D., 31 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 90 ditësh.
Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që janë në kërkim.


