Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka telefonuar homologun e saj, presidentin shqiptar Bajram Begaj, derisa ka shtuar se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.
I spoke with President @BajramBegajAL about the recent attack on Albanian soldiers at Gramsh factory.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 21, 2022
Wish a speedy recovery to the injured. The perpetrators of this attack must be held accountable.
Our institutions stand ready to provide any necessary support.????
Nderkaq kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e ka dënuar incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.
“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagimin e kryeministrit Kurti.


