KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Infantino: Kemi 150 milionë kërkesa për bileta të ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Infantino: Kemi 150 milionë kërkesa për bileta të ndeshjeve të Botërorit 2026

Kosova News
Kosova News 20:01 -29/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur çmimet e biletave të Kupës së Botës, duke thënë se ato pasqyrojnë kërkesën “absolutisht të çmendur” të publikut për turneun e verës së ardhshme.

Struktura e çmimeve për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë është kritikuar gjerësisht, me Football Supporters’ Association (FSA) që e ka cilësuar atë si “skandaloze”.

Biletat e fazës së grupeve janë deri në tre herë më të shtrenjta se ato të Kupës së Botës 2022 në Katar, ndërsa bileta më e lirë për finalen në New Jersey kushton 3,119 paund.

Megjithatë, Infantino thotë se niveli i kërkesës e tejkalon shumë ofertën.

“Kemi në shitje gjashtë deri në shtatë milionë bileta dhe brenda 15 ditësh kemi marrë 150 milionë kërkesa për bileta,” tha Infantino në World Sports Summit në Dubai të hënën.

“Pra, 10 milionë kërkesa për bileta çdo ditë. Kjo tregon sa e fuqishme është Kupa e Botës.

Në pothuajse 100 vjet histori të Kupës së Botës, FIFA ka shitur gjithsej 44 milionë bileta. Pra, në dy javë ne mund të kishim mbushur 300 vite Kupë Bote. Imagjinoni këtë. Kjo është absolutisht e çmendur”, shtoi ai.

Pas kritikave për strukturën e çmimeve pas hedhjes fillestare të biletave në treg, FIFA prezantoi një numër të kufizuar biletash “më të përballueshme” me çmim 45 paund për të gjitha 104 ndeshjet.

“Ne i kemi dëgjuar reagimet dhe kjo kategori e re është gjëja e duhur për t’u bërë,” tha për “BBC Sport” një zyrtar i FIFA-s pranë këtyre diskutimeve.

Infantino shtoi se paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të riinvestohen në futbollin global, megjithëse nuk specifikoi një shifër konkrete.

“Ajo që është thelbësore është që të ardhurat e gjeneruara nga kjo të kthehen sërish në lojë në mbarë botën,” tha Infantino.

“Pa FIFA-n nuk do të kishte futboll në 150 vende të botës. Ka futboll sepse, dhe falë, këtyre të ardhurave që ne gjenerojmë me dhe nga Kupa e Botës, të cilat i riinvestojmë në mbarë botën”, përfundoi ai

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 29/12/2025 29/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?