Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh, e paralajmëruar javën e kaluar nga Kryeministri Albin Kurti.
Sipas Muratit, sot është bërë transferimi i mjeteve financiare për fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara dhe skemat tjera përfituese, në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin qeveritar.
Ai ka sqaruar se, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjetet do të pranohen gjatë orëve në vijim.
“Gëzuar Vitin e Ri!”, ka përfunduar Murati në njoftimin e tij.


