KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin Kosovën
Politikë

Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:03 -19/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026 autorizon një shpenzim rekord prej 901 miliardë dollarësh në vit për ushtrinë, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kishte kërkuar Trump.

Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së. 

Ky legjislacion i gjerë përcakton gjithçka, nga numri i anijeve, avionëve dhe sistemeve raketore që do të blihen, te rritja e pagave për trupat dhe mënyra e trajtimit të kërcënimeve gjeopolitike.

Saktësisht, SEC. 1280 flet për marrëdhëniet  e Kosovës dhe Serbisë.

Kongresi vlerëson se se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u dakordësua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përbën një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit ndërmjet dy vendeve; Serbia dhe Kosova duhet të synojnë të bëjnë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në paragrafin (1); Pasi të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë avancimin e nismave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, çka mund të përfshijë:(A) vendosjen e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe(B) avancimin e nismave konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet; Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.
Politika e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që të mos ndjekë asnjë politikë që promovon shkëmbime territoresh, ndarje apo forma të tjera të rishikimit të kufijve sipas vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të parandaluar rikthimin e përplasjeve etnike që dikur karakterizonin rajonin.

Bajraktari: Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës

Për këtë ligj ka shkruar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, i cili e ka vlerësuar, si historike.

“Presidenti Donald Trump nënshkruan Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook’.

Sipa tij, mesazhi është i qartë: paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare:
Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike, mbështet qartë marrëveshjen për normalizim Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim real të saj, konfirmon se qëllimi final është njohja reciproke, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është simbolike. Është një garanci politike dhe strategjike se integriteti territorial, sovraniteti dhe orientimi pro-perëndimor i shtetit tonë mbeten të mbrojtura nga aleati ynë më i madh”, tha ai.

Duke shtuar se Kosova duhet ta lexojë me kujdes këtë ligj dhe t’i përmbushë detyrat e saj, sepse kjo qasje e forcon pozitën tonë ndërkombëtare dhe e afron edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në NATO — synimin tonë madhor për siguri, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike.

“Kosova ka një shans historik të ecë përpara, e mbështetur në një partneritet të palëkundur me Shtetet e Bashkuara, që ka qenë dhe mbetet themeli i lirisë, pavarësisë dhe perspektivës sonë si shtet demokratik”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 19/12/2025 19/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?