KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës jep detaje për aksionin e realizuar në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale
Siguri

Policia e Kosovës jep detaje për aksionin e realizuar në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale

Kosova News
Kosova News 22:41 -18/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar për intervistim disa persona pas një aksioni policor të zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, të publikuar të enjten në mbrëmje, operacioni është realizuar në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Speciale, duke përfshirë disa lokacione të ndryshme në vend.

Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve policore.

Ndërkaq, ndryshe nga njoftimi i Policisë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Sveçla ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar bazuar në të dhënat e siguruara nga AKI dhe pas hetimeve disamujore të kryera nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I.

Sipas deklaratës së Sveçlës, të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ai ka shtuar se grupi dyshohet se ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar në mënyrë të paligjshme kompensime për shpronësime të kryera gjatë viteve 2011–2015.

“Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla, duke përgëzuar institucionet për, siç tha ai, suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 18/12/2025 18/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?