Ka përfuduar tërësisht rehabilitimi i rrugës regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë investim ky prej mbi 4 milionë euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar pamjet përfundimtare të vendosjes së sinjalizimit rrugor në aksin Kërpimeh – Bajgorë
“Shijoni këto pamje nga vendosja e sinjalizimit rrugor në aksin Kërpimeh – Bajgorë, një hap i rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit” ka shkruar Durmishi në pamjet e publikuara në facebook.


