KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin
Shëndetësi

Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

Kosova News
Kosova News 10:26 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në  Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përuruar akseleratori me vlerë prej 1.6 milionë eurosh, i cili mundësinë që me saktësi maksimale të godet tumorin pa dëmtuar indin përreth.

Në këtë perurim ishte edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia të cilët vlerësojnë se në këtë klinikë janë bërë ndryshime rrënjësore duke u bërë edhe klinika shembull jo vetëm për vendin por edhe rajonin dhe me gjerë.

“Sot jemi në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, një klinikë që gjatë këtij mandati ka përjetuar një transformim rrënjësor, duke përmirësuar jashtëzakonisht si trajtimin e pacientëve, ashtu edhe kushtet për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin në përgjithësi. Klinika e Onkologjisë është shembull në Republikën e Kosovës, madje edhe në rajonin e Ballkanit. Me këtë rast duhet të përmendet se fillimisht është rritur numri i shtretërve. Nga vetëm 45 shtretër sa ishin më parë, sot janë 110 shtretër, pra kemi më shumë se dyfishim. Arsyeja pse jemi këtu sot është investimi në këtë bunker me hapësira përcjellëse, me vlerë të përgjithshme prej 2.7 milionë euro, përfundimi i të cilit u bë në një kohë rekord – për vetëm pesë muaj. Shtete të tjera shumë më të zhvilluara se Kosova, edhe në Evropë, kanë marrë deri në 12 muaj për realizimin e projekteve të tilla, ndërsa në Kosovë u realizua për vetëm pesë muaj.

Akseleratori ka vlerë prej 1.6 milionë euro dhe është i pajisur me sistemin e avancuar SIRAG, i cili mundëson saktësi maksimale në rrezatim, duke goditur tumorin pa dëmtuar indet përreth”, tha Kurti.
Kurti në fjalën e tij përmendi edhe buxhetin për listën e barnave esenciale.

“Duhet theksuar se pjesë e investimeve në këtë klinikë është edhe buxheti për listën e barnave esenciale për pacientët me sëmundje malinje, i cili para gjashtë vitesh, në vitin 2019, ishte rreth 8 milionë euro, ndërsa sot është rritur në gjithsej 19 milionë euro”, nënvizioi Kurti

Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky është akseleratori i tretë, e kështu po mundësohet edhe që pacientët shërbimet t’i marrinë në institucione publike, e madje as duke shkuar në shtete të tjera..
Këtë ai e quan një dhuratë për fundvit për klinikën por edhe për pacientet që kanë pritur.

“Kënaqësi e veçantë që brenda një periudhe të shkurtër po montohet akseleratori i tretë në këtë klinikë, një akselerator modern që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve për trajtimin e tyre me rrezet X dhe që nuk do të ketë fare lista të pritjes. Nuk mund të mendoj një dhuratë më të mirë, si për ministrinë dhe stafin shëndetësor, ashtu edhe për pacientët që kanë pritur me vite, sesa një akselerator i tillë. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, në mënyrë që qytetarët t’i marrin të gjitha shërbimet shëndetësore brenda institucioneve publike, pa pasur nevojë t’i kërkojnë ato jashtë vendit. Klinika e Onkologjisë është bërë shembull në këtë drejtim dhe shumica e pacientëve tashmë as që mendojnë të dalin jashtë Kosovës për t’i marrë këto trajtime”, u shpreh Vitia

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?