KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie
Politikë

Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie

Kosova News
Kosova News 21:10 -16/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. “Do të ndërtojmë fabrikën e municionit dhe të dronëve, duke e kthyer sigurinë edhe në motor të zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe industrial. Kjo do të thotë vende të reja pune, transferim njohurish dhe rritje e kapaciteteve vendore” u shpreh Kurti.

Ai deklaroi se, krahas investimeve në energji, do të bëhen investime edhe në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, duke shfrytëzuar resurset e linjitit.

Bashkë me energjinë, Kurti ka premtuar edhe sigurim të ujit të pijes për qytetarët, duke investuar 400 milionë euro për ndërtimin e pesë digave të reja, në Firajë, Dragaqinë, Pollatë, Desivojcë dhe Kuqicë, të cilat do të mbledhin dhe menaxhojnë burimet ujore.

“Kur e morëm përgjegjësinë për të udhëhequr vendin, Bruto Produkti Vendor ishte rreth 7 miliardë euro. Sot, me punë të ndershme dhe politika të drejta, ka arritur në 11 miliardë euro, ndërsa projektojmë që vitin e ardhshëm BPV-ja të arrijë në 12 miliardë euro.

Kjo rritje ekonomike nuk ka mbetur në statistika. Ajo është përkthyer drejtpërdrejt në rritje të pagave, pensioneve dhe mbështetjes për familjet. Ndërsa qeverisja jonë e mirë është garancia e vetme që ekonomia të vazhdojë rritjen me trendin e njëjtë, e bashkë me ekonominë të vazhdojnë të rriten edhe pagat, pensionet dhe mbështetja për familjet” deklaroi kryetari i LVV-së.

Me këtë rast, ai premtoi se BPV-ja për kokë banori do ta tejkalojë vlerën prej 10 mijë eurosh.

“Me ne, paga minimale do të vazhdojë të rritet çdo vit, ashtu siç kemi bërë edhe gjatë këtij mandati, kur e kemi rritur nga 170 euro në 500 euro. Ky është një ndryshim historik që e ka rritur dinjitetin e punëtorit.

Edhe pagat në sektorin publik gjatë mandatit tonë kanë shënuar rritje mesatare prej 47%, dhe kjo rritje do të vazhdojë edhe në mandatin që vjen, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1,000 euro në muaj” deklaroi ai.

Duke folur për pensionet, Kurti u shpreh se rritja e pensioneve do të vazhdojë bashkë me rritjen e buxhetit, e veçanërisht me kompletimin e reformës pensionale.

“Do të vazhdojmë rritjen e mbështetjes edhe për kategoritë e dalura nga lufta, dhe përveç rritjes së beneficionit, do të ndryshojmë ligjin dhe do të heqim edhe padrejtësinë që kushtëzon përfitimin e beneficionit vetëm për veteranët që nuk punojnë” tha Kurti.

Përgjatë shpalosjes së programit, Kurti përmendi edhe rritjen e shtesave për fëmijë, për lehona, rritjen e granteve për fermerë si dhe përmirësimin e kushteve shkollore.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 16/12/2025 16/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?