Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zhvilloi sot një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, nënkryetari Shpend Bardiqi dhe drejtori për Infrastrukturë, Arianit Tërmkolli.
Gjatë vizitës, Ministri Durmishi theksoi rëndësinë e angazhimit të aktivistëve të Lëvizjes në qeverisje dhe shërbim të qytetarëve. Ai u shpreh se Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, ndërsa Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar për t’i realizuar ato, duke theksuar se puna për këtë ka filluar tashmë.
“Është një ndjenjë e vërtetë krenarie të shohësh aktivistët e Lëvizjes në qeverisje dhe në shërbim të qytetarëve,” tha Durmishi, duke nënvizuar gatishmërinë për të punuar në projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.


