Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot ka dorëzuar zyrtarisht detyrën tek pasardhësi i tij, Imri Demelezi.
Peci ka uruar Demelezin për sukses në mandatin e ri dhe ka falënderuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për, siç ka thënë, korrektësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë periudhës së tij në qeveri.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për fermerët, kabinetin, stafin e ministrisë, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të gjithë akterët e sektorit që kanë kontribuar në punën e përbashkët gjatë mandatit të tij.
“Faleminderit!”, ka përmbyllur Peci reagimin e tij.


