Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një personi në fshatin Llabjan të Novobërdës, pasi ai kishte publikuar në rrjete sociale fotografi duke mbajtur armë.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
“Sipas konsultimit me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për shkak se kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


