KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”
Siguri

Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”

Kosova News
Kosova News 17:08 -09/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc”, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut.

Dy prej të akuzuarve janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Viçentijeviq, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, dyshohet se kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit të “Ibër Lepencit”, duke e aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni.

Nga shpërthimi është shkaktuar dëmtim i rëndë i strukturës së kanalit, ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, rrezikim i prodhimit të energjisë elektrike dhe dëm i madh ekonomik për ndërmarrjen “Ibër Lepenc”, i vlerësuar në 376,774.70 euro.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se Jovan Viçentijeviq ka vepruar si kolonel i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara për aktivitetet kundërligjore në Kosovë.

Një person i tretë, me inicialet I.D, është po ashtu i akuzuar për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria Speciale thekson se sulmi ndaj kanalit “Ibër Lepenc” ka pasur pasoja të rënda në furnizimin me ujë, energji dhe infrastrukturën jetike të vendit, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë vazhdojnë.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 09/12/2025 09/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?