KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama betohet se do t’i kryejë detyrat me ndershmëri e në pajtim me ligjin
Politikë

Rama betohet se do t’i kryejë detyrat me ndershmëri e në pajtim me ligjin

Kosova News
Kosova News 10:50 -09/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën u betua para asambleistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal.

Në ceremoninë solemne, Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin.

Pas betimit, Rama ka thënë se shpreson se në këtë mandat nuk do të ketë bllokada të kalkuluara politikisht, por që të punohet bashkarisht për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.

“Mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu si kanë merituar qytetarët. Ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht. Ka pasur vonesa e pengesa dhe prej tyre më së shumti kanë vuajtur qytetarët. Uroj që këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin të dëgjojë diskurse përçarëse, të mos vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike. Të gjithë jemi të votuar për t’i shërbyer qytetarëve, e jo partive. E kemi për borxh të bëhemi bashkë e të punojmë, të mos projektojmë kriza artificiale, të mos krijojmë bllokada që e bllokojnë qytetin. Por të punojmë me përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen tonë”, ka thënë ai.

- Reklamë -

Kryetari i Prishtinës u zotua për punë në të gjithat fushat që prekin të ardhmen e qytetarëve.

“Prishtina foli dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësie dhe motiv. Është zotim për ta vazhduar punën me besim të palëkundur. Ju faleminderit që na besuat. Do të punojmë për t’i përfunduar projektet kapitale, në arsim, shëndetësi, në investime kapitale dhe në të gjitha fushat  Do të vazhdojmë t’i përkrahim idetë inovative. Këta qytetarë meritojnë respekt”, ka shtuar Rama.

Ai do të jetë në krye të kryeqytetit për mandatin e dytë.

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka 51 asamblistë.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 12 tetorit, LDK-ja i ka 15 asamblistë, PDK-ja e LVV-ja nga 12 , AAK-ja 5 e “Lidhja për Prishtinën” 4. Lista GUXO, PSD-ja e Nisma kanë nga një asamblist.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Kosova News 09/12/2025 09/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?