Një moment i rrezikshëm u regjistrua gjatë ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Llapit, kur futbollisti Gnapi goditi portierin e Gjilanit, Vokli Laroshin, duke bërë që ekipit mjekësor dhe ambulancës të shkonin në terren.
Pas ekzaminimit të parë, u konstatua se portieri nuk pësoi lëndime serioze, megjithëse Gjilani vendosi ta zëvendësojë atë për siguri të mëtejme. Klubi ka bërë të ditur se gjendja e Laroshit është stabile dhe jashtë rrezikut.
Lojtari Gnapi u ndëshkua menjëherë me karton të kuq direkt për ndërhyrjen e ashpër që shkaktoi incidentin.


