Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga të gjitha funksionet në degën lokale të Partisë Demokratike të Kosovës.
Lamaj, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se dorëheqjen ia ka paraqitur kryetarit të komunës, Shaqir Totaj.
“Dje takova kryetarin e komunës, z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor, i ofrova dorëheqjen time. Ai më dëshiroi shumë shëndet, ndërsa unë i urova suksese në qeverisjen e re katërvjeçare. Faleminderit të gjithë atyre që bashkëpunuan me mua sinqerisht!”, ka shkruar Lamaj.


