KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë
Siguri

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:55 -05/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani të Madhe për veprën penale të dhunimit, po kërkohet nga Kosova nën dyshimin për grabitje të armatosur në një shtëpi para shtatë vjetësh.

Rinor Korqa, 28-vjeçar, ishte dënuar në janar të 2024-s nga autoritetet britanike me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për rolin në sulmin ndaj një gruaje në lagjen Havering të Londrës.

Viktima një mbrëmje ishte ndarë nga shoqet gjatë ndejës. Ajo ka raportuar se një person e ka përdhunuar ndërsa një tjetër e ka filmuar me telefon.
E siç ka shkruar “metro”, Korqa tani përballet me ekstradim në Kosovë për të dalë para gjykatës nën dyshimin për grabitje më 22 dhjetor të 2017-s.
Sekretares së Brendshme britanike, Shabana Mahmood, i është kërkuar të vendosë për këtë çështje, që është në gjykatat britanike tash e shtatë muaj.

Korqa po akuzohet se kishte kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali dhe se kishte vjedhur një kuletë me 1500 euro, 50 dollarë, një letërnjoftim, një lirë dhe një telefon.

Ai ishte arrestuar në Britani nën urdhërarrestin e lëshuar nga Kosova. Kosova ka traktat me Mbretërinë e Bashkuar, të tipit që duhet të ofrojë prova në mbështetje të kërkesës për ekstradim.

Korqa dhe Bujar Jashari ishin dënuar në janar të vitit të shkuar. Korqa ishte dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe për moszbulim të kodit të telefonit, ndërsa Jashari me shtatë vjet burgim për përdhunim. Sulmi kishte ndodhur në qershor të 2023-s.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kosova News 05/12/2025 05/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?