Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratave që ai kishte bërë për të.
Matoshi ka thënë se prej vitesh i përfolen arritjet e saj profesionale, suksesi në film dhe teatër, si dhe kujdesi ndaj prindërve dhe fëmijëve, ndërsa për Lushtakun – sipas saj – “krejt dihet” për çka përmendet.
“Njihere çika, tani djali, tash edhe baba u qenka lajmru, Samiu. Për mu tregojnë qysh shkruj, qysh luaj në filma, qysh marr çmime gjithandej botës, qysh me punë e djersë kujdesem për dy prindërit dhe fëmijët. E për ty, Sami? Krejt e dijmë,” shkroi ajo.
Deputetja pretendon se gjatë dhe pas luftës, Lushtaku ka blerë toka me çmime të ulëta dhe më pas i ka shitur shumëfish më shtrenjtë. Ajo e akuzon po ashtu për marrje tenderësh, mosdeklarim të pasurisë dhe për “kërcënime ndaj zyrtarëve të shtetit”.
“S’di qysh po ki kohë me u marrë me mu. Ama hala ma shumë qysh s’je në burg, po kryetar në komunë,” shkruan Matoshi, duke shtuar se Lushtaku “s’është niveli i saj”.
Postimi i Plotë:
Njihere çika, tani djali, tash edhe babaU qenka lajmru, samiU
sami, per mu tregojne qysh shkruj, qysh luaj ne filma, ne shfaqje, e qysh marr çmime gjithandej botes, qysh me punen dhe djersen tem kujdesem per dy prinderit dhe femijet.
e per ty sami?
Krejt e dijme.
Per ty tregojne se qysh ke ble toka gjate luftes.
Tani tregojne sami qysh ke ble toka Mas luftes ka 50€ ari, e na e ke shite ka 5 mije.
Tregojne qysh ke marr tendera.
Qysh se deklaron pasunine.
Qysh ke sha e kercenu zyrtar te shtetit.
Qysh sami argatet e tu kane sherby edhe ne Leposavic edhe ne Skenderaj.S’di qysh po ki kohe me u marr me mu.
Ama hala ma shume qysh s’je ne burg, po kryetar ne komune.Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi kaq poshte une asnjihere ne jete.
Lexo po ashtu:


