KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja demanton me fakte propaganden e opozitës: Kosova nuk po importon energji nga Serbia, shumica vjen nga Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka
Politikë

Muja demanton me fakte propaganden e opozitës: Kosova nuk po importon energji nga Serbia, shumica vjen nga Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka

Kosova News
Kosova News 16:20 -03/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, ka mohuar pretendimet e opozitës  për import të energjisë elektrike nga Serbia

Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje  në një konferencë për media të mërkurën tha se në pesë vitet e fundit Kosova ka importuar energji elektrike nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.

Ai tha se importi i energjisë elektrike nga Serbia përbën më pak se 1 për qind. Muja i ka mohuar gjithashtu raportimet se me 28 nëntor Kosova importoi energjinë elektrike nga Serbia.

Në konferencën për media, Muja ka akuzuar qeverisjet e kaluara duke thënë se në kohën e tyre dominonte importi nga Serbia, por jo edhe në kohën kur në Qeveri erdhi partia, Lëvizja Vetëvendosje.

“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjitha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë. Në fakt që nga koha kur kemi ardhur ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardhur në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia”.

“Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardhur në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji… dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e VERIUT dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, tha Muja.

Ai iu është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së për çka tha se ata kanë nënshkruar kontratën me Vuk Hamoviqin dhe se që nga 2008-ta deri më 2013-të vlera e kontratës ishte 141 milionë e 489 mijë euro.

“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 03/12/2025 03/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?