KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia
Politikë

Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia

Kosova News
Kosova News 13:47 -03/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se pretendimet e opozitës se po importohen rrymë me të madhe nga Serbia janë propagandë e ndytë, duke shtuar se importi nga Serbia është minimal dhe nuk ka ndikim në furnizimin e vendit.

Në një konferencë për media të mërkurën, Muja u shpreh se importi nga Serbia përbën më pak se 1% të energjisë totale, ndërsa pjesa tjetër e importit vjen nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka.

Ai u shpreh se pretendimet e opozitës për sektorin e energjisë elektrike janë të përsëritura që nga koha kur VV-ja ka ardhur në pushtet dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Muja gjithashtu ka sqaruar çështjen e lidhjes së VV-së me kompaninë NOA Energy. Ai theksoi se askush nga VV-ja nuk ka pasur lidhje me NOA-n, e cila sipas tij, ka hyrë në Kosovë përmes KOSTT-it që nga viti 2017.

Kontratat e para me Vuk Hamoviqin, sipas Mujës, janë nënshkruar nga zyrtarë që nuk kanë lidhje me VV-në, përfshirë edhe periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Më 15 janar 2018 u nënshkrua kontrata ndërmjet NOA Energy dhe KOST-it, përfaqësuar nga Kadri Kadriu. Më 9 maj 2019 u nënshkrua kontrata ndërmjet KEK dhe NOA, nënshkruar nga Gentian Skendersula dhe Njazi Thaçi. Kjo kontratë skadoi e më 11 shtator 2021 kontrata e re u nënshkrua nga Përparim Kabashi, katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye të KEK”, ka thënë ai.

Muja theksoi se Kabashi ka qenë i deleguar nga LDK-ja, jo nga VV-ja, dhe se të gjitha kontratat kanë për qëllim mbulimin e humbjeve të energjisë në katër komunat e veriut. Ai vlerësoi se kostoja totale e këtyre kontratave arrin në rreth 400 milionë euro, të cilat ish-deputeti i VV-së ka thënë se i ka marrë Vuk Hamoviqi.

Ditëve të fundit, partitë opozitare kanë hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se kjo e fundit ka importuar energji elektrike në sasi të mëdha, ku përfitues i këtij procesi thuhet se ka qenë Vuk Hamoviq, i biri i ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamoviq.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan. Më parë, kanë qarkulluar akuza se VV-ja ka importuar rrymë përmes kompanisë NOA, e cila ka lidhje indirekte me EFT-në dhe, për pasojë, me Hamoviqin.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 03/12/2025 03/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?