KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pjesëtari i FSK-së arrestohet për tentim-vrasje të të fejuarës në Fushë Kosovë
Kronika e Zezë

Pjesëtari i FSK-së arrestohet për tentim-vrasje të të fejuarës në Fushë Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:24 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 29 nëntor në Fushë Kosovë, ku një grua është therur me thikë nga i fejuari i saj, i cili njëkohësisht është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK ka konfirmuar se i dyshuari është pjesë e trupës së saj dhe aktualisht ndodhet në ndalim policor. Institucioni ka bërë të ditur se është njoftuar për ngjarjen dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas akteve ligjore dhe rregulloreve në fuqi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën me lëndime të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Ajo është trajtuar fillimisht në QKMF dhe më pas është dërguar në QKUK, ku është operuar për shkak të gjendjes kritike.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasje. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe thika që dyshohet të jetë përdorur në sulm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, duke e hetuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndërkohë, është bërë e ditur se, pas pesë ditësh në Mjekim Intensiv, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ajo është transferuar në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vazhdim.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?