KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit që pati urdhërarrest edhe nga Suedia – ndalohet për 48 orë, dyshohet për disa vepra
Siguri

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit që pati urdhërarrest edhe nga Suedia – ndalohet për 48 orë, dyshohet për disa vepra

Kosova News
Kosova News 15:58 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje
Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e një personi të dyshimtë në lagjen Marigona, ku ndër të tjerash u tha se i njëjti kishte urdhërarrest nga Suedia.

I njëjti dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal, import, eksport e furnizim, prodhim, këmbim të armëve- po ashtu edhe falsifikim të dokumenteve.

E në lidhje me këtë rast tani u deklarua edhe Prokuroria Speciale, ku u tha se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar A. B., me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’, ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’.

  1. B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë. Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.

Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, me datën 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij.

Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

– 52480 euro para të gatshme,

– patentë shofer suedez –me dyshim te  falsifikuare nr, 27242813 ne emër te një personi tjetër,

– letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër,

– tre (3) telefona celularë,

– orë Rolex ngjyra e bardhe –ari,

– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,

– një DVR ,

– një veturë.

Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:

njëzet (20) armë (AK-47)

njëzet (20) karikator (AK-47)

dy automjete

gjashtë telefona si dhe

dokumente relevante për rastin.

I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në luftimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të kryerëve të këtyre veprave penale.Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, përveç parandalimit dhe luftimit të krimit në vend, fokus të veçantë i kushtojnë edhe bashkëpunimit me shtetet tjera në funksion të luftimit të krimit të organizuar transkufitar.”

Gjithashtu lexoni:

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?