KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë, kërkon takim urgjent me kryesuesin dhe anëtarët e KPK-së
Politikë

Zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë, kërkon takim urgjent me kryesuesin dhe anëtarët e KPK-së

Kosova News
Kosova News 14:05 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një e-maili drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, i ka kërkuar atij mbajtjen e një takimi urgjent, ku do të sigurohet të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët e këshillit. Takimi u thirr pas zhvillimeve të fundit në këtë institucion.

E-maili të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, rezulton t’i jetë dërguar Hajdarajt nga ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në të cilën takimi është kërkuar për 3 dhjetor.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes, është thelbësore që takimi të mbahet me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të KPK-së”, thuhet në e-mail.

Më poshtë e gjeni e-mailin e plotë:

- Reklamë -

“I nderuar zotëri Hajdaraj,

Si ushtruese e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, dëshiroj t’ju kërkoj një takim urgjent të mërkurën, më 3 dhjetor, në orën 10:00 ose 11:00, varësisht nga koha kur jeni të disponueshëm ju dhe anëtarët e KPK-së, për të diskutuar zhvillimet e fundit në KPK, si vazhdim i çështjes së ngritur nga ambasadori Orav në letrën e tij të 28 majit drejtuar anëtarëve të këshillit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes, është thelbësore që takimi të mbahet me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të KPK-së. Ju kërkojmë me mirësi të bëni organizimin për të siguruar që të gjithë anëtarët të kenë mundësinë të marrin pjesë.

Do të ishim mirënjohës nëse do të na konfirmonit kohën e zgjedhur të takimit; jam e gatshme t’ju bashkohem ju dhe anëtarëve të KPK-së në ambientet tuaja.

Faleminderit për bashkëpunimin, me respekt,

Eva PALATOVÁ

Zëvendësshefe e zyrës / Shefe e stafit të përfaqësuesit special të BE-së“.

Ndryshe, Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor nga pesë anëtarë të këshillit të pranishëm në atë takim, pasi fillimisht takimi u mbyll në mungesë kuorumi me largimin e Kelmendit dhe katër anëtarëve të tjerë nga kjo mbledhje. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta dhe është cilësuar si kundërligjor. Vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit.

Ndërkaq, në mbledhjen e radhës e cila u mbajt të hënën më 1 dhjetor në sallë mori pjesë edhe ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i zgjedhur nga pesë anëtarët e mbetur në mbledhjen e 20 nëntorit. Ai deklaroi se do të marrë pjesë vetëm si anëar ex-officio pa ndërhyrë në diskutime apo vendimmarrje deri në një vendim të gjykatës për rastin e kontestuar. Takimi u zhvillua mes debatesh, ku një pjesë e anëtarëve kërkuan largimin e tij nga mbledhja, duke argumentuar se prania e tij bën kuorumin e paligjshëm.

Pas përplasjeve verbale, disa anëtarë- përfshirë Visar Krasniqin, Veton Shabanin, Dardan Vuniqin dhe Arian Gashin lëshuan takimin, ndërsa për rend të ditës u propozua edhe shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?