KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pritni deri me të 10-tin”, kishte paralajmëruar Abdixhiku, por dje në këshillin e LDK-së prezent ishte edhe Xhafer Tahiri
Politikë

“Pritni deri me të 10-tin”, kishte paralajmëruar Abdixhiku, por dje në këshillin e LDK-së prezent ishte edhe Xhafer Tahiri

Kosova News
Kosova News 11:01 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, një muaj më parë kishte reaguar pas arritjes së marrëveshjeje pas-zgjedhore mes kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.Ai pati paralajmëruar se partia nuk do të qëndrojë pasive dhe se pas përfundimit të balotazhit do të merren vendimet përkatëse.

“Për punë të shtëpisë merremi na vet. Më pritni pak. Më leni këto 20 ditë me garën… se kur ulesh aty e shtrin qafen, e ki kryetarin e një partie tjetër prapa, e se ki kryetarin tënd. Kjo s’është përfaqësim i denjë”, kishte thënë Abdixhiku.

Madje në deklarim e sipër, Abdixhiku i ishte referuar Tahiri edhe si “qyqan”.

Mirëpo tashmë kur kanë kaluar më shumë se një muaj, LDK nuk ka marrë asnjë masë ndaj ish-kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri.

Kurse Xhafer Tahiri dje ishte prezent në mbledhjen e këshillit të LDK-së, ku edhe u propozua Lumir Abdixhiku, edhe një herë kandidat për kryeministër.

“Bashkë me Dr. Bujarin dhe Nënkryetarën Edona në Këshillin e përgjithshëm të LDK”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Tonet e ashpërsuara në drejtim të Tahirit duket se më shumë ishin për opinionin publik pasi nuk u pa asnjë ndryshim pas datës 10 nëntor, krejt kjo pasi edhe në komunikatën e LDK-së, thuhej se vendimi i Tahirit ishin veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u tha në reagimin e LDK-së.

Po ashtu Xhafer Tahiri ditë më parë njoftoi se dha dorëheqje nga drejtimi i degës së LDK-së në Vushtrri.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?