KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Koalicione të reja, garë e individualizuar dhe 23 subjekte të certifikuara në KQZ
Politikë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Koalicione të reja, garë e individualizuar dhe 23 subjekte të certifikuara në KQZ

Kosova News
Kosova News 10:07 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re dinamike, me pozicionime të qarta, ndarje koalicionesh dhe rikthim të disa subjekteve në garë të vetme. Partitë politike kanë finalizuar paraqitjet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përcaktuar format se si do të konkurrojnë në këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje këtë herë ka zgjedhur të hyjë në garë përmes “Koalicionit Lëvizja Vetëvendosje!”, ku përfshihen LVV-ja, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK). Ky është koalicioni kryesor parazgjedhor i këtij procesi, duke shënuar ndryshim nga zgjedhjet e kaluara ku Guxo dhe Alternativa ishin thjesht pjesë e listës së LVV-së.
Ndërkohë, partitë e mëdha parlamentare PDK, LDK dhe AAK kanë vendosur të garojnë të vetme. Po ashtu, e vetme në garë hyn edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e një koalicioni me AAK-në, por që rrugët u ndanë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përveç koalicionit të Vetëvendosjes, janë regjistruar edhe dy bashkime të tjera zgjedhore: PAI – PDAK – LPB, që përfshin partitë e komunitetit ashkali dhe Koalicioni VAKAT, i përbërë nga tri parti boshnjake.

Në garë do të jenë edhe një numër i madh partish të vetme nga komunitete të ndryshme politike e etnike, përfshirë: Jedinstvena Goranska Partija, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Kosova Demokratik Türk Partisi, Srpska Lista, Fjala, NDS, LPRK, Kosovski Savez dhe të tjera.
Në zgjedhje kanë aplikuar gjithashtu edhe dy iniciativa qytetare “Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve” dhe “Iniciativa Qytetare për Kosovë”, ndërsa si kandidat i pavarur është paraqitur Nexhmidin Sejdilar.

Sipas KQZ-së, nga 24 deri më 30 nëntor kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike. Tani, deri më 7 dhjetor, të gjitha partitë, koalicionet, iniciativat dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për certifikim përfundimtar.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin një garë të gjerë dhe të fragmentuar, me një numër të madh subjektesh që synojnë ulësat në Kuvendin e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?